LAJMI I FUNDIT:

Vijon puna për restaurimin e Memorialit të Skënderbeut

Vijon puna për restaurimin e Memorialit të Skënderbeut

Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës ishin të pranishëm në inspektimin e punimeve konservuese dhe restauruese në katedralen e Shën Nikollit – vendvarrimin i Gjergj Kastriotit në Lezhë.

Projekti është hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës financohet nga Ministria e Kulturës, si pjesë e programit “Rrugët e Besimit”, në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”.


Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Përveç mureve të kishës, në këtë objekt gjendet edhe absida, ku ndodhet i vendosur busti i Skënderbeut, afresku i Shën Nikollit, dritaret dhe tre harqet mbi derën e kishës. Në mure janë të varura 25 mburoja prej bronzi, të cilat tregojnë 25 betejat kryesore të Skënderbeut. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronzi të Skënderbeut. /ata/