LAJMI I FUNDIT:

Vijnë reagimet e Arsenalit dhe Chelseat: Pohimet për doping janë false!

Vijnë reagimet e Arsenalit dhe Chelseat: Pohimet për doping janë false!

Arsenal dhe Chelsea kanë reaguar ndaj raportimeve se lojtarët e tyre janë përfshirë në skandalin e dopingut.

The Sunday Times e ka publikuar deklaratën e Dr Mark Bonar, i cili thoshte se u ka ofruar shërbime dopingu rreth 150 sportistëve britanikë, mes tyre lojtarëve të Ligës Premier.

Chelsea, Arsenali, Leicester City dhe klubi nga Championship, Birmingham City, u përmenden si pjesë të skandalit.


“Klubi i Arsenalit është jashtëzakonisht i zhgënjyer me publikimin e këtyre pohimeve false që nuk kanë kurrfarë baze. The Sunday Times e di se këto pohime janë pa bazë, por ka preferuar t’i publikojë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Arsenalit.

“Njoftimet që na i ka servuar The Sunday Times janë të rreme dhe pa kurrfarë baze. Klubi futbollistik i Chelseat nuk i ka shfrytëzuar asnjëherë shërbimet e Dr Bonar dhe nuk ka njohuri apo të dhëna që ndonjë nga lojtarët tanë është trajtuar nga ai ose i ka shfrytëzuar shërbimet e tij”, shkruan në deklaratën e Chelseat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori