LAJMI I FUNDIT:

Vijnë dhe reagimet e para të analistëve dhe politikanëve në rrjetet sociale

Vijnë dhe reagimet e para të analistëve dhe politikanëve në rrjetet sociale
Carri armati Istanbul

Lidhur me tentimin e mbrëmshëm për grusht shteti në Turqi, përmes rrjetit social Facebook kanë reaguar shumë fytyra publike në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Mund jesh edhe mysliman edhe demokrat, kjo u dëshmua, pavarësisht tendencave që kjo te paraqitet si e pamundshme, risi për teorinë politike, shembull është Turqia, po ndodh tani. Shpresojmë te mos ketë asnjë viktimë. Përndryshe edhe Obama e tha të tjetrën!”, ka komentuar ne Facebook, analisti politik Bashkim Bakiu.


“Çdonjëri që ka përqafuar vlerat e demokracisë duhet të mbrojë parimet e këtij sistemi, pa marrë parasysh gjeografinë, racën, religjionin apo individët konkret. Tentimi për puç në Turqi padyshim se ishte goditje ndaj demokracisë së një shteti, institucionet e të cilit burojnë nga zgjedhjet e drejtpërdrejta demokratike. Asnjë qeveri apo regjim nuk mund të ndërrohet përderisa ka legjitimitet real demokratik. Pa de legjitimimin e mbajtësve të pushtetit, çdo tentim për grusht shteti vetëm se do të forcojë tendencat për suspendimin e demokracisë”, thotë analisti nga Tetova, Xhelal Neziri.

Bekim Tateshi, anëtar i kryesisë së LR-PDSH ka ndarë mendimin seTurqia është shtet i fuqishëm dhe ka ndikim të madh në rajon dhe më gjerë.

“Muajin e ardhshëm ushtrisë turke do ti jepet grushti i fundit dhe ndikimi i saj do të shkrihet, që sipas mendimit tim shkakton pakënaqësi te gjeneralët dhe mund te jetë një tronditje e madhe për stabilitetin e shtetit turk, por edhe regjionit.

Pasojat e armiqësisë te dy miqve te ngushte, Erdogan dhe Gylen, do ti vuaj populli turk, por edhe të tjerët rreth tyre.

Çdo here më ka pëlqyer dashuria e popullit turk ndaj atdheut dhe sakrifica për të. Duhet të jetë shembull për ne”, ka thënë ai në faqen e tij në Facebook.

Lidhur me raportimin e mediave për grusht shtetin në Turqi, Ka ironizuar Petre Shilegov, anëtar i kryesisë  së  LSDM:

“Mirëmëngjesi medie në Maqedoni. Mirëmëngjesi shefa, kryeredaktor, punëtor media.

Jo, jo. Nuk ka asgjë të re. Mos u shqetësoni. Vetëm një tentim për puç ushtarak në Turqi. Keni dëgjuar për të? Ose jo? Një shtet i vogël margjinal. Pa rëndësi gjeostrategjike. E vendosur diku në fund të botës. Nuk është aspak afër nesh. Kaq. Kërkojmë falje që po ju pengojmë. Vazhdoni tani ti përgatisni raportet tuaja. Kam disa sugjerime për ju:

“Respekt të tërësishëm për disa prej portaleve që dhanë informacione të plota për ngjarjet dramatike në Turqi gjatë tërë natës”, ka shkruar Shilegov.

„Laramanët” gëzohen që armata turke qëllon ndaj popullit turk, çfarë fundi“ – ka reaguar Ilija Dimoski nga OBRM-PDUKM.

„Dy partitë më të mëdha opozitare turke CHP dhe MHP e përkrahën Qeverinë e Turqisë dhe krah më krah qëndruan në Kuvend (i cili u bombardua nga armata) që ta mbrojnë demokracinë dhe të drejtën e popullit për të vendosur, kështu ndërtohet shteti!“ ka shkrua Ilija Dimoski./Telegrafi/