LAJMI I FUNDIT:

Vijnë autobusët e parë elektrike në Tiranë

Vijnë autobusët e parë elektrike në Tiranë

Kanë mbërritur dhe autobusët e parë elektrikë në Tiranë dhe tashmë “Tirana Green City nuk është më thjesht një slogan.

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të nxisë një ndryshim të madh edhe në transportin e gjelbër publik. Në total janë tre drejtimet që po punohet: E para ka të bëj me shtimin e korsive të biçikletave dhe ardhjen në Mars të 4 mijë biçikletave në Tiranë, e dyta ka të bëj me nxitjen e rinovimit të flotave të taksive në taksi elektrike, dhe e treta dhe më e rëndësishmja është transporti urban, transmeton tch.

Ashtu siç edhe kishte premtuar kryebashkiaku Erion Veliaj, Tirana shumë shpejt do të ketë linjën e parë të transportit urban krejtësisht të gjelbër. Këshilli Bashkiak që do të mblidhet me datë 31 janar do të diskutojë ndërmjet të tjerave edhe propozimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës krijimi i një linje të re transporti dhe që për shkak se do të jetë me autobusë elektrik do të emërtohet si “Linja e Gjelbër”.


Burime nga Bashkia e Tiranës kanë bërë të ditur se kjo linjë do ti ofrohet asaj kompanie që do mundësojë sjelljen në Tiranë të autobusëve elektrik. Këtë e ka bërë të ditur më parë edhe vet kryebashkiaku Veliaj, i cili ka theksuar se bashkia do të incentivojë të gjithë ata që do të sjellin mjete të transportit që janë miqësore me ambientin.

Linja e re sipas projektvendimit të paraqitur në Këshill Bashkiak do të përshkojnë itinerarin nga Pallati me Shigjeta – Porcelan – Rruga e Dibrës – Stacioni i Trenit – Sheshi Shqiponja dhe për të mbërritur sërish te Pallati me Shigjeta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori