LAJMI I FUNDIT:

Vieira në mbrojtje të Xhakës: Ai ka bërë shumë për Arsenalin, meriton respekt

Vieira në mbrojtje të Xhakës: Ai ka bërë shumë për Arsenalin, meriton respekt
Patrick Vieira, Granit Xhaka (Foto: Getty Images)

Ish-kapiteni i Arsenalit, Patrick Vieira, i ka dalë në mbrojtje Granit Xhakës duke thënë se ai meriton respekt.

Mesfushorit shqiptar i është marrë shiriti i kapitenit dhe nuk ka luajtur për Topçinjtë që nga ndeshja kundër Crystal Palace, kur kishte reaguar kundrejt ofendimit të tifozëve.

Derisa Unai Emery ka thënë se 27-vjeçari mund të mos luajë më për klubin anglez, trajneri i Nice është më dashamirës ndaj lojtarit që e përfaqëson Zvicrën.


Granit Xhaka  (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

“Ndjej keqardhje për të, sepse ka qenë kapiten dhe po kalon një periudhë shumë të vështirë dhe një moment vërtet të rëndë te Arsenali. Mendoj se duhet t’ia kujtojmë vetes se ai ka arritur shumë prej se është tek Arsenali dhe meriton shumë respekt”.

Rrëfimi nga Granit Xhaka pas përplasjeve që pati me tifozët: U zhgënjeva dhe ndjeva dhimbje
Lexo po ashtu Rrëfimi nga Granit Xhaka pas përplasjeve që pati me tifozët: U zhgënjeva dhe ndjeva dhimbje

“Kur je lojtar dhe nuk luan ashtu si do, frustrohesh me veten. Dhe nganjëherë thua ose bën gjëra për të cilat pendohesh… Unë e di sa i mirë është ai dhe se do ta tejkalojë këtë periudhë të vështirë, sepse është njeri i fortë, është një lojtar i mirë.

“Dhe ai do ta dëshmojë se sa i mirë është”, ka deklaruar Vieira, i cili ka luajtur te Arsenali gjatë viteve 1996-2005. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori