LAJMI I FUNDIT:

Vidhet statuja e Marilyn Monroes

Vidhet statuja e Marilyn Monroes

Statuja e Marilyn Monroe, e vendosur në bulevardin e Hollivudit, është vjedhur mëngjesin e së martës.

Statuja e yllit të ekranit qëndronte mbi bulevardin që kremton arritjet e femrave në filma. Një dëshmitar i rastit raportoi se pa një mashkull derisa po e përdorte një sharrë hekuri dhe po e hiqte figurën e Monroes.


Nuk ka ndonjë të dyshuar dhe hetimi po vazhdon.

Monroe kishte vdekur tragjikisht në vitin 1962 në moshën 36-vjeçare. Konsiderohet si njëra ndër aktoret më ikonike të kinematografisë. /21Media/