LAJMI I FUNDIT:

Vidhen dy milionë BNB në Binance

Vidhen dy milionë BNB në Binance

Binance, e cila e përshkruan veten si këmbyesi më i madh i kriptovalutave sipas volumit tregtues, është kompania më e fundit që u godit nga një vjedhje e madhe këtë vit.

Reklama

Një blockchain i lidhur me Binance u përfshi në një sulm hakerësh nga ku u vodhën 585 milionë euro në mbrëmjen e së enjtes, gjë e cila u konfirmua për CNN nga një zëdhënës i kompanisë gjatë së premtes, përcjell Telegrafi.

Binance përkohësisht e pezulloi rrjetin e saj blockachain, BNB Smart Chain “për shkak të aktiviteteve të parregullta”, shkroi kompania në llogarinë e saj në Twitter.

Të premten kompania bëri të ditur se hakerët kishin vjedhur dy milionë monedha të kriptovalutës BNB – e cila lëshohet nga Binance, e që vlera e vjedhur arrin shifrën e 585 milionë eurove.

CEO i Binance, Changpeng Zhao fillimisht shkroi në Twitter se ishin vjedhur kriptomonedha me vlerë prej 102 milionë eurove.

“Fondet e juaja janë të sigurta”, kishte shkruar Zhao në postimin e tij të bërë të enjten në mbrëmje. “Kërkojmë falje për shqetësimin” përfundoi shkrimin e tij ai.

Kompania deklaroi se monedha me vlerë prej 102 milionë eurove mbesin të “parikuperuara” dhe u zhvendosën nga zinxhiri nga hakeri. Fondet e mbetura janë ngrirë në zinxhirin BNB. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense, iniciuesi i peticionit tregon se çka po humbin bizneset dhe mediat në trevat shqiptare

Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense, iniciuesi i peticionit tregon se çka po humbin bizneset dhe mediat në trevat shqiptare

Muhamet Hajrullahu
Marketingu në Google Ads, eksperti: Përjashtimi i gjuhës shqipe penalizon bizneset

Marketingu në Google Ads, eksperti: Përjashtimi i gjuhës shqipe penalizon bizneset

Teknologji
SHBA 'nuk do të tolerojë' ndalesën e Kinës për çipat Micron

SHBA 'nuk do të tolerojë' ndalesën e Kinës për çipat Micron

Teknologji
Mira Murati në Doku.Tech: Inteligjenca Artificiale do të transformojë botën tonë

Mira Murati në Doku.Tech: Inteligjenca Artificiale do të transformojë botën tonë

Teknologji
Një avokat amerikan pranon përdorimin e inteligjencës artificiale për hulumtimin e një rasti

Një avokat amerikan pranon përdorimin e inteligjencës artificiale për hulumtimin e një rasti

Teknologji
Nothing Phone 2 do të ketë bateri me kapacitet prej 4,700mAh

Nothing Phone 2 do të ketë bateri me kapacitet prej 4,700mAh

Teknologji
Kalo në kategori