LAJMI I FUNDIT:

Videoja e nxënësit që përloti botën: “Më quajnë të shëmtuar dhe tallen me hundën time” (Foto/Video)

Videoja e nxënësit që përloti botën: “Më quajnë të shëmtuar dhe tallen me hundën time” (Foto/Video)

Një video prekëse ku një djalë i vogël shfaqet brenda veturës, dhe i tregon nënës së tij për tmerrin që po e përjeton derisa është në shkollë është bërë virale, derisa shumë të famshëm i kanë dalur në ndihmë këtij djaloshi.

Në videon e postuar në Facebook, Keaton Jones i cili ka shokuar të gjithë në rrjetet sociale, dëgjohet duke i treguar nënës së tij se pse po e ngacmojnë bashkëmoshatarët, të cilët kënaqen sa herë që e ofendojnë, transmeton Telegrafi.


Gjatë tërë kohës derisa fliste Keaton nuk mund të ndalte lotët, duke pranuar se i hedhin qumësht në fytyrë si dhe ushqimin që e hanë në shkollë ia gjuajnë në rroba.

Ai thotë se bashkëmoshatarët e quajnë “të shëmtuar” dhe vazhdimisht tallen me hundën e tij.

“Thjesht nga kureshtja dua ta di, pse po më ngacmojnë? Cili është qëllimi i tyre? Pse kënaqen duke ngacmuar njerëz të pafajshëm, dhe si mund të jenë të këqij me të tjerët? Kjo nuk është në rregull”, dëgjohet duke thënë Keaton.

Ndërkaq kur e pyet e ëma se çfarë po i thonë, ky i ri iu përgjigj: “Tallen me hundën time. Më quajnë të shëmtuar. Më thonë se nuk kam miq”.

Dhe kur sërish e pyeti nëna se çfarë po i  bëjnë gjatë pauzës së drekës, Keaton tha: “më derdhin qumështin në fytyrë dhe rrobat mi mbushin me ushqim. Thjesht hedhin gjithçka mbi mua”.

Ai duke mos mundur të ndalet duke qarë, i tregon nëse se assesi nuk mund ta kuptojë se si mundet dikush të kënaqet duke ofenduar dikë tjetër.

“Njerëzit që janë ndryshe nuk duhet të kritikohen për atë. Nuk është faji i tyre”, ka shtuar ky i ri që ka bërë miliona njerëz nga e mbarë bota të qajnë.

Që nga publikimi i kësaj videoje, ajo është shikuar nga 430 mijë persona nga e mbarë bota, duke i bërë për vete të gjithë madje shumë këngëtarë e artistë e kanë përkrahur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori