LAJMI I FUNDIT:

Video-loja legjendare për PC, sërish është hit

Video-loja legjendare për PC, sërish është hit

A ju kujtohet video-loja për Ski Jump, e cila ishte shumë e njohur para 20 vjetëve? Tani është sërish një hit.

Simulimi i kërcimit me ski mund të luhet edhe sot, sepse autori i video-lojës ka zhvilluar një aplikacion celular dhe ajo ka qenë në krye të aplikacioneve më të kërkuara në Apple Store, gjatë ditëve të fundit.


Video-loja ishte shumë e thjeshtë dhe mund të ruhej në një disketë.

Ajo merrte më pak se gjysmë megabajt dhe funksiononte në çdo kompjuter. Ishte aq popullor saqë pati diskutime në forume rreth regjistrimeve dhe këshillave se si të fluturosh sa më larg.

Ajo u projektua nga finlandezi, Jussi Koskela, dhe popullariteti i video-lojës shkaktoi krijimin e një pjese të tretë dhe më pas të katërtës, megjithëse versioni i dytë i video-lojës mbeti më i popullarizuari.

Disa vite më parë, krijuesit e video-lojës zhvilluan një version celular të klasikut për telefonat inteligjentë.

Aktualisht është zgjedhja e parë e lojërave falas në App Store në pajisjet Apple dhe është gjithashtu e disponueshme për Android. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Kalo në kategori