Victoria Beckham zbulon se hoqi implantet e gjoksit për t’u marrë seriozisht në modë

Victoria Beckham ka pranuar se ka hequr implantet e gjoksit, të vendosura në vitet e 90-ta, në një përpjekje për t’u marrë seriozisht në industrinë e modës.
Në dokumentarin e saj të ri në Netflix, stilistja 51-vjeçare rrëfen se vendimi erdhi pas epokës së saj si WAG në Baden-Baden, ku fama dhe pamja e saj ishin fokusi kryesor.
Beckham shprehet se operacionet fillestare ishin pjesë e transformimit të saj nga një figurë e njohur popullore në një profesioniste të respektuar të modës, shkruan DailyMail.

Miku i saj dhe stilisti Roland Mouret ishte një nga arsyet që e inkurajoi të hiqte implantet dhe të tregonte talentin e saj përmes koleksioneve, pa u mbështetur te pamja fizike.
Victoria gjithashtu rrëfen se më parë kishte mohuar ndërhyrjet plastike, por në vitin 2017 pranoi publikisht se kishte pasur implantet.

Operacioni fillestar kishte ndodhur pas lindjes së djalit të saj të parë, Brooklyn, dhe më pas ishte rritur madhësia në vitin 2001.
Në vitin 2009, ajo i zvogëloi ato përfundimisht, duke i dhënë vetes një pamje më natyrale dhe të përshtatshme për karrierën e saj në modë.
Në të kaluarën, Beckham ishte gjithmonë e kujdesshme ndaj spekulimeve mbi gjoksin e saj, duke i atribuar pamjen e fryrë shiritit ngjitës dhe reçipetave, por tani ajo shprehet se ndihet e lehtësuar dhe e lumtur që mund të përqendrohet te puna dhe kreativiteti i saj. /Telegrafi/






























































