LAJMI I FUNDIT:

Victoria Beckham tashmë 25 vjet ha të njëjtin ushqim

Victoria Beckham tashmë 25 vjet ha të njëjtin ushqim

Nutricionistët pretendojnë se ndihmon për të humbur peshë!

Edhe pse dëgjojmë çdo ditë këshilla se dieta duhet të jetë e larmishme, Victoria Beckham (47) pa dyshim që nuk e zbaton atë.

Këtë e ka zbuluar futbollisti famshëm, i cili ka bërë shaka për gruan e tij, transmeton Telegrafi.

– Fatkeqësisht, jam i martuar me dikë që ha çdo ditë të njëjtin ushqim. Kjo ka vazhduar për 25 vjet. Që kur e takova, ajo ha vetëm peshk të pjekur në skarë dhe perime në avull. Ajo rrallë devijon nga kjo, tha Beckham për podcastin River Cafe Table 4.

Sipas bashkëshortit të saj, Victoria ndryshoi menynë e saj vetëm kur ishte shtatzënë dhe priste të lindte fëmijën e saj të katërt, vajzën Harper (10).

Ish-anëtarja e grupit “Spice Girls” së fundmi ka treguar se nuk ha ushqim të gatuar në vaj, gjalpë, salca…
Nuk ha mish të kuq, as produkte qumështi.

– Për shumicën e restoranteve, unë jam makthi më i keq. Më pëlqejnë pak perime të ziera në avull, pak uthull balsamike dhe pak erëza. Më pëlqen që ushqimi të përgatitet në mënyrë të thjeshtë – tha ajo.

Victoria gjithashtu zbuloi dhe tmerroi fansat duke zbuluar se i pëlqen tosti i bërë nga drithërat me kripë.

Zakon i mirë?

Hulumtuesit dhe nutricionistët thonë se ngrënia e të njëjtave ushqime çdo ditë mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Domethënë, kur hani të njëjtin ushqim çdo ditë, ju keni kontroll më të mirë mbi atë që merrni në trup dhe kështu mund të shmangni rritjet e papritura të sheqerit dhe yndyrës në gjak. Dhe kjo mund të çojë në marrje të reduktuar të kalorive dhe humbje peshe. /Telegrafi/