LAJMI I FUNDIT:

Vëzhguesit ndërkombëtarë: Zgjedhjet mirë të organizuara, nevojitet reformë e kornizës ligjore

Vëzhguesit ndërkombëtarë: Zgjedhjet mirë të organizuara, nevojitet reformë e kornizës ligjore

“Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ishte zbatuar mirë dhe kaloi në atmosferë të qetë. Megjithatë, edhe më tutje shqetësuese janë mospërputhjet në kornizën ligjore”, konstatoi misioni vëzhgues ndërkombëtar për zgjedhjet në vend në konferencën e sotme të shtypit.

Shefja e misioni vëzhgues të OSBE/ODIHR, Korin Jonker tha se zgjedhjet janë organizuar ishin mirë të organizuara në ditë të qetë zgjedhore dhe se kjo tregon se sa shumë mund të arrihet nëse ekziston vullnet politik. Ajo theksoi se mediat kanë raportuar në mënyrë transparente dhe të paanshme. Fushata ka qenë përplot me debate të dy kandidatëve, me çka u mundësua zgjedhje informuese e votuesve. Por, megjithatë, sipas saj, vëzhguesit ndërkombëtarë shprehin shqetësim serioz rreth kornizës ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në demokraci nuk varet vetëm në ditën e zgjedhjeve. Nevojitet vullnet politik në mënyrë që të sigurohet se reformat e vërteta inkluzive ligjore janë shoqëruar edhe me zbatim konsekuent që e ndërton dhe mirëmban besimin e votuesve”, tha Jonker.


Ajo si dobësi ceku fakton që nuk është qartë për parashtrimin e raporteve për financimin e fushatës.

Në pyetjen e gazetarëve për t’i komentuar akuzat e OBRM-PDUKM për parregullsi zgjedhore nëse misioni i tyre ka vërejtur parregullsi të tilla. Jonker tha se edhe ata janë njoftuar për ato parregullsi.

“Ishim të njoftuar për atë. E dimë se dhe ministri i Punëve të Brendshme tha se do të veprojë, ndërsa krahas këtyre akuzave edhe misioni ynë ka mundur të vërejë blerje të votave. Për atë do të mund të lexonin në raportin tonë të hollësishëm”, tha Jonker.

Në lidhje me atë nëse misioni i tyre ka regjistruar raste të votimit familjar , Jonker konstatoi se janë vërejtur raste të votimit familjar dhe për atë gjithashtu do të ceket në raportin e tyre të hollësishëm.

Koordinuesja e posaçme dhe lidere e misionit afatshkurtër vëzhgues të OSBE-së, Sren Mouburn tha se këto zgjedhje kanë pasur përfundim të suksesshëm.

Sipas saj, edhe pse kërkesa për dalje prej 40 për qind ishte përmbushur në këtë rast, kjo, siç tha, krijon potencial për zgjedhje të përsëriture dhe për këtë shkak, këtë shqetësim ODIHR e ka shprehur edhe paraprakisht. Ajo theksi se fushata ka kaluar në ambient të qetë dhe kandidatë dhe partitë kanë dhënë për t’iu drejtuar shqiptarëve etnikë dhe romëve te të cilët dalja ishte më e vogël në rrethin e parë dhe theksoi se ky hap është inkurajim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori