eksperti-banner

Një restorant në Kanada i ka ofruar një falënderim jo të zakonshëm një gruaje, për shkak se ajo nuk kishte vendosur që të voziste pasi kishte pirë shumë alkool.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Paula Schultz ka thënë se kishte vendosur që veturën e saj ta linte para restorantit në fjalë dhe kishte shkuar në këmbë në shtëpi, pasi që kishte pirë shumë verë.


Ajo ishte kthyer të nesërmen për të marrë veturën e saj - dhe në xhamin e përparmë kishte gjetur një letër – dhe një kupon/ofertë për një darkë.

Schultz ka bërë të ditur se ajo fillimisht ishte frikësuar se në xham i ishte vendosur ndonjë dënim.

Mirëpo në letrën e shkruar nga Jay McLean, menaxheri i restorantit, i është kërkuar Schultz që të pranojë ofertën, si shenjë falënderimi për përgjegjësinë e treguar.

“Vetëm desha t’ju falënderojë për lënien e veturës të parkuar këtu”, ishte shkruar në letër.

“Nuk jam i sigurt nëse keni konsumuar shumë alkool në restorant, por duam të ju falënderojmë që nuk keni vozitje, pasi keni pirë alkool”.

Në letër është shkruar më tej: “Jeta është e vlefshme. Fundjavë të mirë”. /Telegrafi/

letraaa