LAJMI I FUNDIT:

Veturat ‘old timer’ nga Belgjika ekspozohen në Prizren

Veturat ‘old timer’ nga Belgjika ekspozohen në Prizren

Prizreni është destinacion fantastik për shumë aktivitete, sidomos të atyre kulturore.

Klubi më i madh i veturave klasike të Belgjikës i njohur si “Touramical”, ka filluar sot shfaqjen e veturave në Sheshin e Shatërvanit prej orës 12:00-16:00.


Kjo ngjarje do të vazhdojë të mbahet deri më 15 maj të vitit 2023.

Është kënaqësi që mbi 500 persona me 265 vetura klasike do ta vizitojnë këto ditë Prizrenin dhe do ta përjetojnë kulturën dhe traditën tonë.

Klubi “Oldtimer Club-Prizren” si anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Automjeteve Klasike (FIVA), priti përfaqësuesit e “Touramical” dhe do t’i asistoj gjatë gjithë kohës sa do të qëndrojnë në qytetin e Prizrenit. /Telegrafi/

May be an image of 7 people, car and text

May be an image of 1 person, car and text

May be an image of 7 people and text

May be an image of 2 people

May be an image of 8 people and text