LAJMI I FUNDIT:

Veturat luksoze të turistëve, në një vend të palejuar (Foto)

Veturat luksoze të turistëve, në një vend të palejuar (Foto)

Në një hapësirë të gjelbëruar në Derby të Anglisë, janë parë dhjetëra super-vetura në një kamp ilegal të krijuar nga pushuesit.

Porsche, Rolls Royce, Bentley, Mercedes dhe BMW, kanë qenë në mesin e veturave që kanë shfrytëzuar turistët nga Evropa, për të shkuar në këtë vend, transmeton Telegrafi.


Nuk dihet se kujt i përkisnin këto vetura, që vinin kryesisht nga Franca, Norvegjia dhe Spanja.

Mirëpo, autoritetet u kanë kërkuar atyre të largohen, meqenëse kjo hapësirë është e destinuar vetëm për piknik, e jo për vetura të rënda siç janë veturat dhe rimorkiot për qëndrim dhe fjetje.

Pasi kanë qëndruar disa ditë, këta pushues të pasur janë larguar, duke thënë se do të kthehen sërish vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11 12