LAJMI I FUNDIT:

Veturat luksoze po shkatërrohen në “varrezat” kineze

Veturat luksoze po shkatërrohen në “varrezat” kineze

Të zotërosh një veturë luksoze nuk është gjë e vogël, ato kushtojnë disa qindra mijëra dollarë dhe kërkojnë mirëmbajtje të shtrenjtë, kështu që ato drejtohen kryesisht nga një klientelë e pasur.

Sidoqoftë, kur kapen nga policia, ato shpesh shkatërrohen, siç është rasti në Kinë.


Një video e postuar në YouTube tregon një seri veturash të shtrenjta dhe disi më të lira që u kapën në Kinë, dhe të cilat tani po kalben në “varrezat” e katër rrotave.

Bëhet fjalë për vetura të konfiskuara, shumica e të cilave nuk janë dëmtuar shumë.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, ata po përkeqësohen me kalimin e viteve, kështu që kthimi i tyre në rrugë nuk do të ishte shumë i lirë.

Ndryshe nga disa vende të tjera, autoritetet kineze nuk i shesin ato në ankande.

Videoja tregon gjeneratën e mëparshme të Corvette të Chevrolet, Porsche Panamera Turbo, Audi R8, Aston Martin Vantage S Roadster dhe Bentley Continental Flying Spur.

Ndërsa këto nuk janë modelet më të shtrenjta të sotme, është akoma e trishtueshme t’i shohësh ato të shkatërrohen.

Filipinet zgjidh problemin e veturave të konfiskuara ndryshe, i shkatërron ato dhe i bën publike pamjet.

Dubai gjithashtu ka një “varrezë” të super veturave. /Telegrafi/