Epoka e automjeteve franceze, të cilat çdo ditë e më tepër shihen nëpër rrugët e vendit, fakt që konfirmohet edhe me shifrat e Doganës së Kosovës për automjetet e importuara. Automobili më i importuar gjatë këtij viti është Renault-i.
Qytetarët e Kosovës, të cilët një dekadë më parë dhe nuk parapëlqenin dhe nuk vlerësonin automobilat francezë, veçmas kundrejt atyre të prodhuar në Gjermani, të cilët dominonin rrugët e vendit, kanë filluar në mënyrë masive të blejnë dhe të zotërojnë automobila francezë.
Një fakt ky që ka filluar të vërehet nga secili shofer që kryen vozitje nëpër Prishtinë apo rrugët e tjera të qyteteve të Kosovës, por që njëkohësisht konfirmohet edhe nga vet Dogana e Kosovës.
Automobili më i importuar gjatë këtij viti doli të jetë njëra prej markave legjendare franceze, ajo Ranault, apo siç lexohet shkurt Reno.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, tha se të hyrat e mbledhura nga Dogana e Kosovës, prej taksave dhe tatimeve që mblidhen në kufi, deri në fund të muajit maj të këtij dhe fillim të qershorit, janë 26,5 milionë euro.
Shifra prej 26.5 milionë euro paraqet rritje në krahasim me vitin e kaluar, pasi gjatë vitit 2016 për periudhën e njëjtë ku inkasuan të hyra prej 23,7 milionë euro.
Gjithsejtë, për këtë periudhë 5 mujore, janë importuar 1,106 automjete me kilometrazh 00, apo 34 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Të hyrat nga automobilat e rinj janë 3,4 milionë gjatë këtij viti, derisa për vitin e kaluar ishin 2,1 milionë euro.
Sipas statistikave doganore, automobili francez Renault renditet në vendin e parë me 13%, pastaj vjen Volksvagen, i cili po ashtu i ofrohet shifrës prej 13%, por mbetet në vendin e dytë pas Renault francez, Citroen 5, 7%, Kia 7,6%, Dacia 5,2, Ford 4,6 etj.
“Sipas numrit të veturave origjina e tyre është kryesisht nga Franca, Gjermani, Italia, Koreja, Japonia etj. Të hyrat e këtij viti ndahen në të hyrat për vetura të përdorura që janë 23,1 milionë euro dhe ato për vetura të reja”, tha zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, për rtklive.com.
Ndërsa, në importin e automobilave të përdorura është një strukturë tjetër e automjeteve që pëlqehen nga qytetarët tanë. Prej automobilave të vjetër ende dominon importi i Volksvagen 45%, Opel 10,3%, Audi 8,3%, Mercedes 10,2 % dhe BMË 5,2 %.
“Gjatë këtij viti kemi rritje të importi të vetura të reja pra deri tani kemi 1106 vetura të reja që importuara dhe nëse kjo krahasohet me vitin e kaluar paraqet rritje prej 34% apo 379 copë automjete”, tha Stavileci.
Kurse njohësi ekonomisë, Jakup Bellaqa, tha nëse Kosova do të kishte zhvillim më të madh duhet të hiqeshin detyrimet ndaj shtetit, por në nivelin ekonomik të cilin gjendemi, atëherë duhet të presim.
“Ekonomia e Kosovës është ekonomi e orientuar nga importi apo ta quajmë ekonomi importuese. Automobilat ende në vendin tonë njihen si mallra të luksit dhe në situata emergjente çfarë ndodhemi aplikohen taksat dhe doganat e larta. Kjo edhe ndikoi në mbushjen e arkës së shtetit apo rritjen e buxhetit të konsoliduar të shtetit”, tha ai për ww.rtklive.com
Sipas tij ende është herët për të ndërprerë detyrimet ndaj shtetit në importim të veturave.
“Për një kohë derisa të zhvillohet ekonomia e vendit dhe të arrihet qëndrueshmëri ekonomike si në aspektin makroekonomik dhe makro fiskal dhe deri sa të kemi reflektim pozitiv edhe në rritjen e mjeteve buxhetore, atëherë di të shikohet alternativë tjetër”, tha ai.
Bellaqa tha se nga këndvështrimi ekonomik derisa nuk ka rritje ekonomike vjetore 8% dhe taksat doganore të zëvendësohen dhe të barten në tatime brenda ekonomisë vendore, nuk duhej të hiqeshin detyrimet ndaj shtetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3