LAJMI I FUNDIT:

Veturat autonome mund të jenë në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar nga viti 2025

Veturat autonome mund të jenë në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar nga viti 2025

Veturat vetë-ngasëse mund të jenë në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar nga viti 2025, kjo sipas disa planeve të reja të qeverisë, plane këto të cilat mbështeten nga një investim prej 117 milion eurove.

Ligjet e reja janë planifikuar në mënyrë të që të përshpejtohet fuqizimi i tyre, teksa 40 milion euro tjera janë investuar në studimin mbi sigurinë për të ndihmuar në zhvillimin e legjislacionit.


Sky News raporton se nga qeveria britanike bënë të ditur se veturat që mund ta ngasin veten vetëm në autostrada mund të dalin në shitje vitin tjetër, por që ngasësve ende iu nevojitet një licencë për t’i drejtuar këto vetura në lloje të ndryshme të rrugëve, transmeton Telegrafi.

Veturat tjera që janë plotësisht autonome, dhe që mund të përdoren për dërgesa, nuk do të kenë nevojë për licencë, dhe mund të futen në përdorim brenda 3 viteve nëse vizioni i qeverisë arrin që të realizohet.

Veturat me kapacitet të vetë-ngasjes, si për shembull Tesla, veçse janë të zakonshme në disa qytete britanike, dhe disa kompani si për shembull Google, veçse kanë filluar të testojnë veturat autonome në disa rrugë publike të SHBA-së.

Teknologjia në fjalë mbështetet në disa kamera dhe laserë për zbulimin e rrezes për të naviguar dhe dalluar automjetet, këmbësorët dhe pengesa të tjera.

Mbështetësit e kësaj teknologjie thonë se ajo mund t’i bëjë rrugët më të sigurta dhe t’i zvogëlojë gabimet e ngasësit, por që testimet, rregullat, dhe rregulloret rreth teknologjisë ende janë duke u përpunuar. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?

Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?

EVs
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Auto
BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

Modelet e Reja
Shitet Vector M12 i rrallë, ishte vozitur edhe nga Jeremy Clarkson i Top Gear

Shitet Vector M12 i rrallë, ishte vozitur edhe nga Jeremy Clarkson i Top Gear

Auto
Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Auto
Ferrari më i ngadaltë në botë -

Ferrari më i ngadaltë në botë - "lëvizë" 24 km/h dhe kushton 420 mijë euro

Auto
Kalo në kategori