LAJMI I FUNDIT:

Vetura zhduket papritmas pas një shtëllunge tymi (Video)

Vetura zhduket papritmas pas një shtëllunge tymi (Video)

Një veturë është filmuar teksa lëvizte në mënyrë normale në Australi, para se të zhduket papritmas.

Kamera e një makinë që ndodhej prapa saj, e ka kapur derisa po vozitej krahas një kamioni, në një rrugë me dy korsi në Camden të New South Wales, transmeton Telegrafi.


Papritmas, lëshohet një shtëllungë tymi, ndërsa kamioni ndërron korsi. Në të njëjtën kohë, makina zhduket.

“Iku sikur mos të ishte, çfarë po ndodhë këtu”, ka shkruar një komentues i hutuar.

Në fakt, duke se këndi prej nga filmoi kamera, bëri që kjo skenë të dukej si diçka magjike.

Pas gazrave që lëshoi vetura, doli para kamionit dhe më nuk u pa në kuadër. Ky ishte i tërë misteri i videos, që u bë virale me shpejtësi. /Telegrafi/