LAJMI I FUNDIT:

Vetura me rimorkio po ecte në drejtim të kundërt, përplaset për disa vetura – tre të vdekur në një autostradë në Angli (Video)

Vetura me rimorkio po ecte në drejtim të kundërt, përplaset për disa vetura – tre të vdekur në një autostradë në Angli (Video)

Një çift në të 80-at dhe një burrë në 30-at e tij kanë mbetur të vdekur pasi një veturë që po tërhiqte një rimorkio kampingu kishte ecur në drejtimin e gabuar, përgjatë autostradës M40 në Angli.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, çifti po udhëtonte në një Subaru Forester, i cili tërhiqte një rimorkio dhe po ecte në drejtimin e kundërt.


Disa automjete u larguan nga rruga, por një Ford Focus dhe një Ford Mondeo nuk ishin në gjendje të shmangnin një përplasje të hënën pasdite.

Ndërsa të martën policia ka konfirmuar se shoferi dhe pasagjeri i Subaru-s së bashku me shoferin e Mondeo-s, humbën jetën gjatë përplasjes.

Pamjet të filmuara para përplasjes dhe të postuara në mediat sociale tregojnë shoferët që udhëtojnë në korsinë e jashtme të autostradës, të detyruar, në mënyrë që të shmangin një përplasje me Subaru-n.

Një numër njerëzish që dëshmuan se si Forester u drejtua në drejtim të gabuar e përshkruan atë që ndodhi, përmes Twitter-it.

Liz Hindmarsh kishte shkruar: “Burri im kishte për të shmangur korsinë e mesme, përndryshe ai do të ishte goditur”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori