LAJMI I FUNDIT:

Vetura iu fundos ujin e vërshimeve, dy udhëtaret arritën të shpëtojnë në momentin e fundit

Vetura iu fundos ujin e vërshimeve, dy udhëtaret arritën të shpëtojnë në momentin e fundit

Gill Sutherland dhe mbesa saj Hannah, kanë shpëtuar mrekullisht në momentin e fundit, pas aksidentit që pësuan nëpër një rrugë të përmbytur nga vërshimet në New South Wales.

Derisa po udhëtonin për në Nimbim, vetura tyre hasi në një gropë dhe nisi të fundosej në ujë, duke i detyruar udhëtaret të largohen me shpejtësi nga dritarja, transmeton Telegrafi.


Kur vetura tyre u zhduk në tërësi, ato u panë duke ecur me vështirësi nëpër ujin që iu vinte mbi gjysmën e trupit.

Ngjarjen e ka filmuar nga afër një shofer, që së bashku me të bijën ndaluan veturën dhe nuk vazhduan udhëtimin, duke para rrezikun që paraqiste sasia e ujit.

Bëhet e ditur, se prej momentin që vetura e tyre nisi të fundosej deri në zhdukjen në tërësi nuk ka zgjatur më shumë se 15 sekonda.

Afati i tyre për të dalë jashtë ka qenë tepër i shpejtë, megjithatë arritën të shpëtonin të palënduara. /Telegrafi/