LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet turmën në Gjermani, katër të vdekur dhe mbi 30 të lënduar (Foto)

Vetura godet turmën në Gjermani, katër të vdekur dhe mbi 30 të lënduar (Foto)

Mediat gjermane raportojnë që në qytetin Meunster, një furgon ka shkelur kalimtarët e rastit duke shkaktuar vdekje dhe plagosje.

Sipas medieve,  deri më tani dyshohet të kenë vdekur katër persona ndërsa rreth 30 të tjerë janë lënduar.


Ndërkaq, Der Spiegel raporton që personi që ka qenë duke vozitur automjetin ka vrarë veten me armë zjarri pasi kreu sulmin.

Ky akt po konsiderohet nga policia si sulm, por ende nuk dihen motivet dhe nëse krimineli ka lidhje me terrorizmin.

Sipas raportimeve të fundit, pjesë të tëra të qendrës së qytetit janë mbyllur, ndërsa helikopterë emergjencash janë dërguar në zonë, që po bëjnë të mundur dërgimin e të plagosurve në spitale.

Hetuesit e mbërritur në vendngjarje nuk e përjashtojnë mundësinë e ndonjë eksplozivi në zonë, për të cilin po kryejnë kërkime.

Policia gjermane u ka bërë thirrje njerëzve që të mos shkojnë në qendër të Meunsterit, ku ka ndodhur sulmi.

Ndërkaq, duhet kujtuar, në dhjetor të vitit 2016, një kamion u fut në turmën e tregut të Krishtlindjeve në kryeqytetin gjerman, Berlin, duke vrarë 12 veta./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

Amerika
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Zelenskyt i prezantohet droni kamikaz ukrainas, i cili tashmë ka arritur fitoret e para kundër Rusisë

Zelenskyt i prezantohet droni kamikaz ukrainas, i cili tashmë ka arritur fitoret e para kundër Rusisë

Botë
Kalo në kategori