LAJMI I FUNDIT:

Vetura elektrike australiane me energji diellore përshkon 1,000 kilometra me një karikim

Vetura elektrike australiane me energji diellore përshkon 1,000 kilometra me një karikim

Një ekip i vogël i studentëve të një universiteti australian ka ndërtuar një veturë elektrike eksperimentale me katër ulëse e cila përshkoi 1,000 kilometra me një karikim.

Vetura, e quajtur Sunswift 7, e kompletoi një vozitje rekord në pistën testuese të Qendrës për Studime të Automobilave afër Geelong të Viktorias, me një shpejtësi mesatare e cila pretendohet të ketë arritur në 84.17kMh, me një kohë jo zyrtare prej 11 orëve, 53 minutave dhe 32 sekondave.


Ekipi i Sunswift nga Universiteti i New South Wales tani po pretendon se kanë thyer një rekord botëror – e në fakt deri më tani nuk ekziston asnjë rekord për këtë distancë – dhe tani po e presin konfirmimin zyrtar nga Rekordet Botërore Guiness, raporton Drive, transmeton Telegrafi.

Sunswift 7 është vetura më e fundit në serinë e veturave me energji diellore e cila u krijua nga studentët e inxhinierisë në UNSW, dhe u ndërtua për të konkurruar për fitore në garën World Solar Challenge 2023 e cila fillon nga Darwin e përfundon në Adelaide.

Megjithëse Sunswift 7 është projektuar për të marrë energjinë e tij nga dielli, përmes 4.6 metrave katrorë të paneleve diellore të inkorporuara në trupin e tij, bateria e tij në bord u karikua nga jashtë për përpjekjen për rekord. /Telegrafi/

Drive

Drive

Drive

Drive

Drive

Drive

Drive