LAJMI I FUNDIT:

Vetura e re nga BMW që mbushet me rrymë, do të ketë në brendi nivel të lartë teknologjie

Vetura e re nga BMW që mbushet me rrymë, do të ketë në brendi nivel të lartë teknologjie

Ngjashëm me i3, por me pjesën e jashtme shumë më atraktive

BMW është duke punuar në një SUV me madhësi të mesme, që mbushet me rrymë, ndërsa për momentin e ka quajtur iX5, transmeton Telegrafi.


Platforma e kësaj veture, është e bazuar në iNext, ndërsa pritet të ketë autonomi deri në 480 kilometra, që e bën një rival të fuqishëm për Tesla Model X.

Deri më tani, kjo BMW është parë duke u testuar me shtresa të mëdha kumuflazhi, ndërsa reporterët që merren me veturat e reja, arritën t’ia fotografojnë edhe brendinë.

Kabina e kësaj makine, ka nivel të lartë teknologjie, me dy ekrane gjigante njoftuesin mbi të dhënat e makinës si dhe për sistemin infoteitment.

Ndërruesi i shpejtësive është shumë më i vogël, derisa timoni ka dizajn të ri dhe është i ngjashëm me atë që e shohim te modeli i3.

Shumë kamuflazh vazhdon të ketë brendia, ndërsa derisa të prodhohet mund të pësojë edhe ndryshime tjera, por që tani shihet se do të jetë mjaft e mirë. /Telegrafi/