LAJMI I FUNDIT:

Vetura e re elektrike e Lancia vjen në vitin 2026 me një “kapacitet baterie” prej mbi 700 km

Vetura e re elektrike e Lancia vjen në vitin 2026 me një “kapacitet baterie” prej mbi 700 km

Prodhuesi italian i automjeteve, Lancia, ka ndarë më shumë detaje rreth veturës së re tërësisht elektrike.

Automjeti i parashikuar do të dalë në rrugë në vitin 2026 dhe do të prodhohet në Melfi të Italisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ky “flamurtar” i Lancia do të jetë një e tillë që “shtrihet” në 4.7 metra dhe do të bazohet në platformën Stellantis STLA Medium.

Luca Napolitano, CEO i Lancia, hodhi disa detaje mbi automjetin: “Imagjinoni të ndiheni sikur jeni duke pushuar në një dhomë ndenjeje italiane ndërsa drejtoni këtë makinë”.

Platforma STLA Medium përdor një arkitekturë 400 V dhe mund të vendosë bateri me kapacitet deri në 98 kWh.

Ato mund të arrijnë një rreze vozitjeje prej mbi 700 km, por një version më modest me rreze 500 km është gjithashtu i disponueshëm.

Është e paqartë nëse kjo e fundit do të jetë një opsion për këtë model të Lancia, por bateria e përforcuar u konfirmua zyrtarisht. /Telegrafi/