Vetura e djegur, e gjetur të martën pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë, ka origjinën nga Serbia, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti. Po ashtu, kjo veturë, ka zinxhirin e pronarëve në Serbi, ka thënë ai.
Këto informacione, Policia e Kosovës, sipas tij, i ka siguruar përmes organizatave ndërkombëtare, nga të cilat ka kërkuar ndihmë për hetimet rreth këtij rasti.
Sidoqoftë, ende nuk është dëshmuar nëse kjo veturë ka lidhje direkte me rastin Ivanoviq, por është një prej pistave të hetimeve.
“Aktualisht po shqyrtohen faktet e mbledhura, siç janë video-xhirimet si dhe janë marrë deklarata nga disa dëshmitarë”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, hetimet në lidhje me rastin Ivanoviq po zhvillohen me një intensitet të plotë nga ana e grupit punues hetues që vepron nën mbikëqyrjen e prokurorit shtetëror.
“Grupi punues hetimor përbëhet prej punonjësve hetues të policisë dhe ekspertë të nivelit qendror dhe lokal. Kur them niveli lokal, mendoj në Drejtorinë e Policisë Rajonale të Veriut dhe të një grupi punues i policëve hetues nga Prishtina. E gjithë puna zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e EULEX-it”, tha Hoti.
Një rol aktiv në procesin hetimor, ka kërkuar edhe Beogradi, përmes organeve shtetërore të Serbisë.
Sipas ministrit të Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë ka kërkuar shkëmbim të informatave rreth hetimeve që po zhvillohen në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Tahiri i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës dhe organet kompetente të përfshira në këtë rast, shprehin gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim dhe për ndarjen e informacioneve për zbardhjen e këtij rasti.
Por, ka nënvizuar ai, procesi i hetimeve do të zhvillohet nga organet e Kosovës, duke mos lejuar që këtë proces ta zhvillojë një shtet tjetër.
Që të zbardhen dyshimet e mundshme, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lënë të hapur mundësinë që të ftohet për hetime edhe një palë e tretë, por jo nga Serbia.
Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se “për të hequr dilemat, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar eventualisht FBI-në që të jetë pjesë e hetimeve”.
Ivanoviq, i cili ishte lider i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” është qëlluar për vdekje të martën para selisë së partisë së tij, në Mitrovicën Veriore. Sipas Policisë së Kosovës, mbi Ivanoviqin është qëlluar 6 herë me armë zjarri të kalibrit 9×19 mm, me shurdhues. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë