LAJMI I FUNDIT:

Vetura Cadillac e krijuar nga blloqe druri duket gati për ‘vozitje’

Vetura Cadillac e krijuar nga blloqe druri duket gati për ‘vozitje’

Puna me dru është e lehtë për t’u mësuar, por duhen disa vite për ta mjeshtëruar atë.

Megjithatë, mjafton të kesh praktikën e duhur, dhe mund të mësosh se si të krijosh objekte të jashtëzakonshme, të ndërlikuara dhe realiste sikurse ky Cadillac Eldorado Biarritz i vitit 1959 i krijuar nga zdrukthëtari i Awesome Woodcraft.


Videoja fillon me një seri të prerjeve duke përdorur një sharrë për të formuar pjesët anësore, dyert, grilën e përparme dhe seksionin e pasmë të veturës.

Pasi të përfundojnë prerjet e përafërta, zdrukthëtari përdor dalta druri për të rrumbullakosur tiparet e trupit dhe grilës.

“Pendët” ikonë të Cadillac Eldorado marrin formë, ashtu sikurse edhe tiparet e tjera si parafango dhe dyert.

Në vend se ta gdhend të tërë veturën nga një bllok i vetëm i drurit, ai përdor disa blloqe të ndryshme, duke filluar me shabllonet e drurit, dhe më pas duke prerë dhe formuar çdo panel që të përshtatet saktësisht.

Boshllëqet e paneleve në makinën prej druri bënë që Eldorado origjinal i vitit 1959 “të kompleksohet”, shkruan Motor1, transmeton Telegrafi.

Kur i mungon një shabllon, artisti skicon detaje si forma e dritave dhe modeli i grilës. Më pas kalon në brendësi teksa pulti, sediljet dhe panelet e dyerve marrin formë. Pastaj vije tek hapësira e motorit, me motorin që merr formë përpara se të mbulohet me kofano.

Rrotat formohen duke përdorur një torno dhe një shumëllojshmëri dalta.

Çdo gome i jepet forma e rrumbullakosur, e ndjekur nga timoni dhe kapaku. Gomave u jepet një shtresë me bojë të zezë dhe janë të vetmet pjesë që nuk kanë mbetur me një përfundim prej druri natyral. Disi pavarësisht mungesës së ngjyrës, Cadillac-u nga druri përcjell një shkallë të lartë realizmi.

Karakteristika më mbresëlënëse tek kjo veturë prej druri qëndron tek amortizatorët. Ato nuk mund të dallohen kur e shikon veturën, por poshtë saj është një mrekulli prej druri me susta çeliku dhe mentesha që aktivizojnë lëvizjen e veturës.

Më në fund, Cadillac-u është montuar dhe është tejet e mahnitshme mënyra se si përshtaten të gjitha pjesët së bashku. Awesome Woodcraft ka shumë vetura tepër realiste në kanalin e tyre në YouTube, duke përfshirë një kopje të DeLorean nga Back to the Future dhe Dodge Charger-in e Dom Toretto-s nga filmi Fast 8. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?

Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?

Auto
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Auto
Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?

Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?

EVs
Volkswagen prezanton edicionin Polo Robust për fermerët brazilianë

Volkswagen prezanton edicionin Polo Robust për fermerët brazilianë

Auto
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Auto
Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Auto
Kalo në kategori