Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën rrugore në disa zona, ndërsa një veturë ka mbetur e bllokuar pasi ka rënë në një gropë të krijuar nga vërshimet në rrugën “Asllan Kleçka”.

Si pasojë e dëmtimit të rrugës, automjeti nuk ka mundur të vazhdojë lëvizjen, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve për gjendjen e infrastrukturës pas reshjeve intensive.


Gropa e krijuar paraqet rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion, veçanërisht për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë segment rrugor.

Qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, ndërsa autoritetet përgjegjëse pritet të ndërhyjnë për sanimin e dëmtimeve dhe rikthimin e sigurisë në qarkullim. /Telegrafi/


telegrafi.com