Gropa të mëdha janë hapur në rrugën “Hasan Prishtina” në Rahovec, duke paraqitur rrezik për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, pas vërshimeve që ndodhën në orët e para të mëngjesit ditën e hënë, 27.07.2026.

Sipas pamjeve të publikuara nga Rahoveci Inside, dëmtimi i rrugës ka krijuar vështirësi për lëvizjen e sigurt në këtë zonë, ndërsa qytetarët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.


Gjendja e krijuar mund të paraqesë rrezik, veçanërisht gjatë orëve të natës dhe në kushte të dobëta të dukshmërisë, për shkak të mundësisë që drejtuesit e automjeteve apo këmbësorët të mos i vërejnë dëmtimet në kohë.

Banorët apelojnë për sanimin sa më të shpejtë të kësaj pjese të rrugës, me qëllim evitimin e incidenteve të mundshme dhe garantimin e sigurisë në komunikacion. /Telegrafi/