LAJMI I FUNDIT:

Vetura autonome “hutoi” policin amerikan që tentoi ta ndalë

Vetura autonome “hutoi” policin amerikan që tentoi ta ndalë

Në San Francisco ka ndodhur një situatë paksa komike, kur polici tentoi të ndalë një veturë.

Nga shkurti – flota e veturave të GM ofron shërbime të taksive nëpër San Francisco, e fjala është për veturat autonome që nuk kanë pasur deri më tani ndonjë problem, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, një situatë paksa e çuditshme ndodhi kur policia tentoi të kryej një kontroll rutinor, duke ndalë një veturë të tillë për kontroll.

Videoja është filmuar në fillim të prillit, por tani është bërë virale pasi u publikua në Twitter. Në video shihet polici në San Francisco që tenton të ndalë veturën autonome në Richmond.

Policia në semafor në të kuqen doli nga vetura e tij zyrtare dhe iu afrua taksisë, brenda të cilit nuk ishte askush. Tentoi të hap derën, por në një moment hoqi dorë.

Pasi u ndez drita e gjelbër në semafor, vetura autonome vazhdoi tutje, derisa kalimtarët shikonin të habitur. Megjithatë të nesërmen erdhi kumtesa e kompanisë, ku është bërë e ditur se vetura ishte ndalur në lokacionin më të sigurt.

Megjithatë nuk dihet deri më tani se pse polici kishte tentuar të ndalë veturën autonome, por duket se një prej faktorëve mund të jetë mos-ndezja e dritave. /Telegrafi/