Drita i ka arkëtuar pikët e plota në përballjen ndaj Gjilanit, në kuadër të përballjes më interesante për xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës.

“Intelektualët” fituan me rezultat 1-0, sfidë ku Gjilani ishte me një lojtar më pak që nga fillimi i pjesës së dytë.


Veton Tusha rezultoi të jetë heroi i Dritës, me një gol të bukur me kokë (43’) pas asistimit të Abazajt.

Megjithatë, situata për Gjilanin u vështirësua pasi Albin Prapashtica bëri një ndërhyrje të rëndë, kësisoj gjyqtari Nuza i dha direkt karton të kuq.

Gjilani ishte më kërkuese gjatë tërë pjesës së dytë pavarësisht që ishte me një lojtar më pak, mirëpo assesi nuk ia doli t’i konkretizojë rastet.

Kësisoj, Drita merr kreun e Superligës së Kosovës me 48 pikë ndërsa Gjilani bie në vendin e pestë me 39 sosh./Telegrafi

telegrafi sport app