LAJMI I FUNDIT:

I vetmi Maserati Levante GTS, mundësi të shumta për ta kompletuar këtë model (Foto)

I vetmi Maserati Levante GTS, mundësi të shumta për ta kompletuar këtë model (Foto)

Modeli Levante GTS i personalizuar, është bërë një i famshëm misterioz

Maserati ka planifikuar dy prezantime, gjatë javës që vjen në New York Auto Show, transmeton Telegrafi.


Në panair do të shfaqet e tërë linja Levante, përfshirë edhe varianti i vetëm GTS i personalizuar, që tregon ‘nivelin hyrës’ të ktij sistemi.

Krahas këtij modeli që deri më tani po konsiderohet misterioz, prodhuesi italian do ta shfaqë edhe Trofeo me variantin V8.

Kjo është hera e parë, që Maserati tregon nga afër, mundësitë për ta personalizuar Levante, me përfundimet më të kujdesshme.

Të interesuarit, mund të kërkojnë elementet dhe detajet e caktuara nga pjesët e brendshme apo eksterieri i Levante, ndërsa njësiti i kompanisë, do ta kompletojë sipas kërkesës.

Sistemi One of One Levante GTS, tregon me përpikëri se çfarë mund të kërkojnë dhe të presin klientët që porosisin formë kompletimi. /Telegrafi/