LAJMI I FUNDIT:

I vetmi Koenigsegg Agera RS Gryphon, përfshihet në aksident për herë të dytë (Foto)

I vetmi Koenigsegg Agera RS Gryphon, përfshihet në aksident për herë të dytë (Foto)

Aksidenti i parë ndodhi gjatë vitit të kaluar, pothuajse në datë të njëjtë

Derisa ishte në fazën finale të testimeve, Agera RS Gryphon është përfshirë në një aksident, transmeton Telegrafi. Gjithçka ndodhi në prani të ekspertëve të Koenigsegg, ndërsa nuk mbeti ndonjë i lënduar. Por, për të përmirësuar dëmtimet, modeli i vetëm i këtij lloji, u vonua shumë për tu dërguar te klienti. Pa u bërë ende një vit i plotë, super-vetura unike është përfshirë sërish në aksident.


Kësaj radhe, nga vet pronari që doli jashtë rruge, por shpëtoi pa lëndime. Nuk bëhen të ditura motivet e aksidentit, por besohet se mos përshtatja me kushtet e trafikut ka bërë që të humbë kontrollin, mbi makinën që ka 1,360 kuajfuqi. Për pasojë, eksterieri me fibra karboni ka marrë dëmtime të konsiderueshme.

Prodhimi për Agera RS tashmë ka përfunduar, pasi Koenigsegg është fokusuar në Regera të ri. Në anën tjetër, një Agera më garues pritet ta shohim gjatë vitit që vjen, sipas të gjitha gjasave në mars kur të fillojë Geneva Motor Show. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Kjo BMW M3 e vitit 1990 është 'aq e pastër' sa mund të shitet më shtrenjtë se një e re

Kjo BMW M3 e vitit 1990 është 'aq e pastër' sa mund të shitet më shtrenjtë se një e re

Auto
Kalimi në kryqëzim në të njëjtat kushte: Kush duhet të lëvizë i pari?

Kalimi në kryqëzim në të njëjtat kushte: Kush duhet të lëvizë i pari?

Auto
Shitjet e automjeteve në Evropë: Rënie e madhe e shitjeve të veturave elektrike dhe ato me naftë!

Shitjet e automjeteve në Evropë: Rënie e madhe e shitjeve të veturave elektrike dhe ato me naftë!

EVs
Kalo në kategori