LAJMI I FUNDIT:

I vetmi Ferrari P80/C është shfaqur në festivalin e Goodwoodit

I vetmi Ferrari P80/C është shfaqur në festivalin e Goodwoodit

Paraqitjen e parë, i vetmi P80/C e ka bërë në Goodwood Festival of Speed

Ferrari pritej ta paraqiste në Goodwood Festival of Speed, hipermakinën SP90 Stradale, mirëpo befasoi me një model tjetër, transmeton Telegrafi. Në njërën nga shfaqjet, është paraqitur i vetmi Ferrari P80/C, që ishte paralajmëruar që nga muaji mars.


Modeli është duke u punuar që nga viti 2015, që është koha më e gjatë që i ka marrë Ferrarit për një model të vetëm, njëherësh edhe modeli i vetëm me pamjet më të mirë deri më tani, nga ky prodhues. Bazuar në 488 GT3, ky model është mbikëqyrur nga një klient, që ka pasur kërkesa shumë specifike.

Meqenëse nuk duhet t’i përshtatet rregullave rrugore, dritat i ka shumë më të ngushta, për t’i lënë hapësirë një kapaku të gjerë dhe të rrafshët, derisa xhamin e përparmë e ka masiv dhe të lakuar.

Specifikat e Ferrari P80/C nuk janë bërë të ditura, por mendohet se e ka me motorin 3.9 litra që prodhon 592 kuaj fuqi, që lëshon një tingull shumë të mirë. /Telegrafi/