LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje tregon pozicionin e saj, pas deklarimit të Isa Mustafës se LDK shkon në opozitë

Vetëvendosje tregon pozicionin e saj, pas deklarimit të Isa Mustafës se LDK shkon në opozitë

Lëvizja Vetëvendosje është e bindur se do të arrijë marrëveshje bashkëpunimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për krijimin e qeverisë, megjithëse lideri i kësaj të fundit Isa Mustafa, nuk e sheh rrugë të vetme këtë opsion, duke shprehur vullnet për të qëndruar akoma në opozitë.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar me zyrën për media në Lëvizjen Vetëvendosje, lidhur me qëndrimin e Mustafës, karshi koalicionit të mundshëm qeverisës, por nga aty thanë se ka një frymë të mirë të bisedimit ndërmjet dy subjekteve politike, kështu duke përjashtuar mundësinë e mospajtimit për marrëveshje.


“Që para zgjedhjeve, madje edhe para se të binte kjo qeveri ne kemi shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjella, madje tash e sa kohë po diskutojmë në drejtim të bashkëqeverisjes. Deri tani diskutimet po zhvillohen në frymë të mirë bashkëpunimi dhe ato do të vazhdojnë edhe më tutje. Përcaktimi i dy subjekteve është që partner të vetëm në qeverisje të kenë njëra-tjetrën”, ka thënë zyra për media në një përgjigje për ‘Gazeta Blic’.

Mustafa: Nëse nuk arrihet marrëveshja me Vetëvendosjen, LDK shkon në opozitë
Lexo po ashtu Mustafa: Nëse nuk arrihet marrëveshja me Vetëvendosjen, LDK shkon në opozitë

Në anën tjetër Mustafa, në një intervistë për RTV21 e ka lënë si mundësi të hapur dështimin e marrëveshjes me VV-në.“Nëse nuk arrihet, LDK shkon në opozitë, por në asnjë rast nuk shkon me subjekte të tjera.

Nuk do të shfrytëzojmë asnjë rrugë tjetër, asnjë koalicion tjetër, nëse gjejmë zgjidhje me Vetëvendosjen. Vet fakti që ne po zhvillojmë negociata tregon se puna nuk është kryer, mirëpo kur zhvillon negociata atëherë nuk mund ta shpallësh të kryer punën. Këtu nuk mund të ketë fitues – ose dy palët do të jenë fituese, ose nuk do të kemi marrëveshje”, u shpreh ai.

Kryetari i LDK-së po ashtu ka thënë se me Vetëvendosjen nuk kanë diskutuar rreth ndarjes së ministrive derisa ka shtuar se ministritë nuk do t’i ndajnë sipas fushave të caktuara.

“Nuk kemi biseduar me Vetëvendosjen. Unë kam parë deklarata dhe shkrime të ndryshme se cila ministri duhet t’i takojë cilës parti, por këto janë më tepër çështje dëshirash sepse duhet të ulemi dhe të mendojmë sepse duhet ta marrim përgjegjësinë proporcionale”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori