LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje thotë se për dy ditë u mblodhën 25 mijë nënshkrime

Vetëvendosje thotë se për dy ditë u mblodhën 25 mijë nënshkrime

Qeverisën me vendin për 51 ditë dhe dolën në opozitë, por nuk po pajtohen.

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se zgjedhja e Qeverisë Hoti nuk është në pajtim me Kushtetutën, edhe pse Kushtetuesja i dha të drejtën dekretit të presidentit.


E kur tashmë edhe zyrtarisht kanë dalë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kërkojë zgjedhje të reja.

Kjo parti për dy ditë radhazi ka mbledhur 25 mijë nënshkrime të qytetarëve.

“Ndryshimi që ka ndodhur nuk mund të kthehet mbrapa, ndërkaq zgjedhjet janë zgjidhja e vetme përpara. Ne do t’i rrëzojmë abuzuesit nga pushteti, sado të ndihen të fortë e arrogantë sot”, shkruan Vetëvendosje në Facebook.

Postimi i plotë:

Qytetarët janë të bindur se cili është lloji i qeverisjes që i duhet vendit. Me 6 tetor ata i dhanë fund mendësisë 20 vjeçare te qeverisjes me korrupsion, krim e cenuese të sovranitetit, ndërkohë gjatë kësaj kohe jemi dëshmitarë së në Kosovë ka shpresë dhe se mund të qeveriset me duar të pastra. Ndryshimi që ka ndodhur nuk mund të kthehet mbrapa, ndërkaq zgjedhjet janë zgjidhja e vetme përpara.

Përmes peticionit që kemi filluar dje gjithandej Republikës janë mbledhur mbi 25 mijë nënshkrime fizike. Interesimi i jashtëzakonshëm qytetar na jep vullnet edhe më shumë që të vazhdojmë punën për të cilën jemi zotuar dhe rrugën përpara që kemi nisur.

Ne do t’i rrëzojmë abuzuesit nga pushteti, sado të ndihen të fortë e arrogantë sot.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori