Deputetët e Kuvendit të Kosovës në shkurt të vitit të ardhshëm do të sfidohen në votimin e presidentit të vendit. Derisa të parit të shtetit, Hashim Thaçi i kanë mbetur edhe nëntë muaj mandat, Lëvizja Vetëvendosje dhe njohës politikë konsiderojnë se Thaçi do të synojë edhe një mandat tjetër pesëvjeçar me votat e LDK-së dhe partive të tjera parlamentare. Por këtë e mohojnë nga partia e Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt.
Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thotë për KosovaPress se kanë informacione se LDK-ja si shpagim për mundësinë e formimit të qeverisë, mund të votojë Thaçin sërish për president.
“Kam dëgjuar edhe një rrezik që mund të ndodh, që ne do të angazhohemi që kjo mos të ndodh. Presidenti Thaçi të ketë edhe një mandat. Kjo të ishte fatkeqësi e madhe për Kosovën dhe për interesat e qytetarëve të Kosovës”, thotë ajo.
Por kategorik kundër kësaj për KosovaPress u shpreh nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Ai thotë se nuk kanë asnjë marrëveshje me Thaçin për një gjë të tillë, derisa shton se dështimi i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjen e presidentit do të qojë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Zotëri Thaçi e ka një mandat të fituar që ne në një marrëveshje ia kemi dhënë besimin. Ai nuk ka marrëveshje me ne, partia e tij nuk ka marrëveshje me ne… Shkurti është afër, mos zgjedhja e presidentit, apo dështimi i Kuvendit, Kosova shkon në zgjedhje edhe ashtu. Po flasim për një periudhë kohore të shkurtër”, thotë ai.
Se AAK-ja nuk ka vota edhe për një mandat tjetër të presidentit Hashim Thaçi e thotë nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini.
Ai u shpreh se koalicioni mes AAK-së, LDK-së dhe Nismës nuk ka vendosur kushte për pozitën e presidentit të vendit.
“Ky koalicion nuk ka kushte në mes vete për pozitën e presidentit, nuk ekzistojnë kushte të vendosura nga anëtarët e koalicionit për partitë tjetër në lidhje me Presidentin… Aleanca qysh moti ka marrë vendim që të mos e votojë zotëri Thaçin, nuk e kemi votuar herën e parë, nuk ka biseduar Aleanca se a do ta votojë zotëri Thaçin apo jo, por bindja ime është që jo. Tani pa biseduar pa marrë vendim nuk mund të flas në emër të gjithëve”, thotë ai.
Ndërsa, analisti politik, Rasim Aliaj thotë se procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri do të fillojnë në janar të vitit të ardhshëm. Ndërkaq thotë se LDK-ja dhe AAK-ja i kanë zbutur qëndrimet rreth një votimi të mundshëm nëse rikandidohet për president Hashim Thaçi.
“Është e rëndësishme se cilido kandidim i presidentit Thaçi lidhet me një marrëveshje politike që mund të ketë me gjitha subjektet politike, e veçanti me LDK-në…AAK-ja i ka zbutur rreth një votimi të mundshëm në rast të rikandidimit të Thaçit për president. E gjitha ju mbetet marrëveshjeve politike”, thotë ai.
I pari i shtetit, Hashim Thaçi para disa ditëve në një emision televiziv e mohoi mundësinë që të kandidojë sërish për president./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasada e SHBA-së në Kosovë publikon numrat për raportimin e dhunës në familje
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak – dielli do të lind përsëri
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi