Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka thënë se lufta çlirimtare e UÇK-së po degradohet.
Këto komente VV-ja i ka bërë pas vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me dënimin e të akuzuarve të rastit “Drenica 1” dhe “Drenica 2”.
“Derisa sot e 16 vite mbesin të pa dënuara krimet sistemike të Serbisë ndaj popullit të Kosovës dhe derisa krimi organizuar e korrupsioni në vendin tonë po zhvillohen të papenguara nga sistemi i drejtësisë, EULEX-i i ka caktuar vetes misionin e njollosjes dhe kriminalizimit të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Vendimet skandaloze të Gjykatës së Apelit për konfirmim të dënimeve në rastet e ashtuquajtura “Drenica 1” dhe “Drenica 2”, janë pjesë e fushatës denigruese ndaj UÇK-së, e cila për qëllim përfundimtar ka përgatitjen e kushteve për krijimin e Gjykatës Speciale”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Më tej VV-ja ka theksuar se “kjo vjen pikërisht nga EULEX-i, i cili nuk e njeh as luftën çlirimtare dhe as pavarësinë e Kosovës dhe, njëkohësisht, nuk i jep llogari as institucioneve të shtetit e as qytetarëve të Republikës sonë”
Vetëvendosje ka shtuar se përpjekjet e tilla për njollosjen dhe kriminalizimin e luftës së popullit të Kosovës për liri e çlirim, janë të pashkëputshme nga përpjekjet për rehabilitimin e krimeve të organizuara dhe sistematike që kreu Serbia në Kosovë.
“Gjykata Speciale që do të ketë mandat për ta gjykuar UÇK-në edhe për gjenocid, është krijesë e iniciuar nga Serbia dhe e pranuar nga qeveria jonë servile, në funksion të ndryshimit të së vërtetës historike për krimet e Serbisë ndaj popullit tonë dhe për luftën tonë çlirimtare”, thuhet më tej në njoftimin e tyre.
Lëvizja Vetëvendosje ka shtuar se dënon ashpër vendimet e fundit të Gjykatës së Apelit dhe çdo veprim të tillë që ka synim njollosjen, degradimin dhe kriminalizimin e luftës sonë çlirimtare. Ne insistojmë që të gjitha rastet individuale të krimeve që mund të kenë ndodhur, duhet të trajtohen nga gjykatat tona vendore ashtu siç trajtohen të gjitha krimet ordinere, dhe në asnjë mënyrë të krijojmë gjykata ndërkombëtare që kanë synim ndërkombëtarizimin e tregimit të rrejshëm të Serbisë mbi gjoja pa pastërtinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit