LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Ne nuk e kemi vendosur banerin me fotografinë e Besarta Jasharit

Vetëvendosje: Ne nuk e kemi vendosur banerin me fotografinë e Besarta Jasharit

Baneri në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë me fotografinë e Besarta Jasharit, Vasfije Krasniqit dhe Saranda Bogujevcit nuk është vendosur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu se i njëjti nuk është vendosur nga LVV-ja ose në koordinim me Vetëvendosjen.


Dy kandidatet për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi dhe Saranda Bogujevci janë parë në një baner të vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë së bashku me vajzën e heroit Hamzë Jashari, Besarta Jashari.

Ndaj kësaj ka reaguar kryetari i Skenderajt dhe vëllau i Besarta Jasharit, Bekim Jashari.

“Sapo më njoftuan që në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, është vendosur një baner me motive politike, në të cilin është e vendosur edhe fotografia e motrës sime, Besarta Jashari. Është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike keqpërdorimi i personalitetit të motrës sime, Besartës, për qëllime të caktuara politike”, ka thënë Jashari.

Bekim Jashari e quan keqpërdorim shfrytëzimin e figurës së Besartës në kohë fushate - KQZ dhe Policia të veprojnë
Lexo po ashtu Bekim Jashari e quan keqpërdorim shfrytëzimin e figurës së Besartës në kohë fushate - KQZ dhe Policia të veprojnë

Vendosjen e banerit e ka konfirmuar vet personi që e ka bërë atë me iniciativë personale.

Pajazit Jashari ka shkruar në Facebook se banerin e ka vendosur si pa koordinim me ndonjë subjekt politik.

“Nisma ime dhe përfshirja e Vasfije Krasniqit dhe Saranda Bogujevcit në banerin aktual nuk ka marrë parasysh bindjet e tyre politike e as garën në të cilin do të marrin pjesë. Renditja e tyre përkah Besarta Jasharit është rezultat i bindjes sime për atë se çka secila prej tyre përfaqëson në historinë tonë të dhimbshme. Dëshiroj ta bëj të qartë, që e gjithë kjo është nismë e imja personale, dhe nuk është bërë në koordimin, kërkesë, apo konsultim me ndonjë subjekt politik. Ndjej nevojën që të kërkoj ndjesë për çdo keqkuptim që kjo nismë e imja qëllim mirë ka mundur të shkaktoj”, ka shkruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori