Kurti i ka bërë këto komente në mbledhjen e degëve të Vetëvendosjes në Rahovec, ku u zgjodhën kryesia e Qendrës si dhe delegatët për në Këshillin e përgjithshëm të Lëvizjes.

Kurti i cilësoi zgjedhjet e brendshme e demokratike në Lëvizjen Vetëvendosje si proces tejet të rëndësishëm. Ai theksoi se statuti i Vetëvendosjes nuk i kufizon aktivistët e Lëvizjes përbrenda kornizave të demokracisë përfaqësuese, por siç tha ai duke kthyer çdo çështje madhore nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejt te anëtarësia e gjerë nga e cila rrjedh legjitimiteti japim shembull se si funksionon demokracia. /Telegrafi/