LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: A ka kryeqytet pa teatër, operë e filharmoni?

Vetëvendosje: A ka kryeqytet pa teatër, operë e filharmoni?

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se skenës së artit i duhet me urgjencë një planifikim institucional dhe financiar afatgjatë.

VV thotë se me programin e tyre qeverisës do t’i kushtojë rëndësi artit.


VV thekson se duhet të garantohet financimi i rregullt dhe fondi i shtuar për projektet artistike, sipas tyre ky model financiar duhet të jetë i aplikueshëm për Teatrin Kombëtar, Teatrot e qytetarëve, Filharmoninë, Baletin, dhe institucionet e tjera, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë i VV-së:

“Sot arti ne Kosovë ka 1 deri në 3 përqind të buxhetit shtetëror. Institucionet kulturore ekzistojnë pa pasur mundësinë e vetë qëndrueshmërisë, dhe rrjedhimisht, pa vazhdimësi të krijimtarisë. Krijimi i infrastrukturës së nevojshme është thelbësor për të mundësuar një mjedis stimulues për kreativitet. Një skenë kulturore e denjë realizon të drejtën për kulturë për qytetarët, ruan trashëgiminë kulturore dhe shërben si çelës për të hapur dyert e diplomacisë shtetërore dhe shkëmbimeve kulturore ndërkombëtare. Prandaj, mungesa e realizimit të potencialit të krijuesve vendor i ka kushtuar shumë Kosovës.

Skenës së artit i duhet me urgjencë një planifikim institucional dhe financiar afatgjatë. Prandaj, fillimisht duhet të garantohet financimi i rregullt dhe fondi i shtuar për projektet artistike. Ky model financiar duhet të jetë I aplikueshëm për Teatrin Kombëtar, Teatrot e qytetarëve, Filharmoninë, Baletin, dhe institucionet e tjera.

Një trajtim të tillë multidimensional e ofron vetëm programi qeverisës i Lëvizjes Vetëvendosje. Përveç reformimit të menaxhimit financiar, ky program parasheh edhe subvencione për projekte të ndryshme të skenës së artit. Qasja ne subvencione do të ketë në fokus skenën artistike të pavarur, duke u përpjekur kështu të nxit kreativitetin nga kanale të pashfrytëzuara nga mekanizmat e deritanishëm.

Rëndësi e veçantë, programi qeverisësi Lëvizjes Vetëvendosje do i kushtojë edhe ndërtimit të hapësirave moderne ku mundësohet performance e denjë për artistë. Ne këtë aspekt, prioritet për qeverisjen e re do të jetë edhe themelimi i Teatrit të Operas dhe Baletit si institucion të vetë qëndrueshëm.ERDHI DITA”./Telegrafi/