LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje e konsideron boshe përmbajtjen e draft-rezolutës për liberalizimin e vizave

Vetëvendosje e konsideron boshe përmbajtjen e draft-rezolutës për liberalizimin e vizave

Javën që shkoi Kuvendi i Kosovës nuk arriti që të miratojë draft- rezolutën për liberalizimin e vizave e cila do t’i dërgohej Brukselit.


E gjithë kjo ndodhi për shkak të mospajtimeve që kishte opozita lidhur me përmbajtje e kësaj draft- rezolute.

Lidhur me këtë, kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Elmi Reçica ka thënë për Telegrafin se janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje të duhur sa i përket kësaj çështje

“Kjo draft-rezolutë u tërhoq javën e kaluar nga votimi në Kuvend ngase nuk u arrit të dakoroheshim me opozitën për shkak të qëndrimeve të tyre të ngurta që bashkërisht ta votonim e më pas përmes diplomacisë parlamentare të kërkohet mirëkuptim nga vendet e Bashkimit Evropian që të mundësohet e drejta për lëvizje të lirë në zonën Shengen. Angazhimet dhe përpjekjet tona për të gjetur zgjidhjen e kësaj çështje do të vazhdojnë në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm në mënyrë që të sigurojmë lëvizjen e lirë të qytetarëve të vendit tonë gjithashtu integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Reçica.

Ai theksoi se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi tashmë paraqet një situatë e cila lidhet drejtpërdrejt me vendimin për liberalizimin e vizave.

“Në këtë kuadër po bëhen përpjekje për t’i dhënë zgjidhjen e drejtë dhe të duhur kësaj çështje, kërkohet angazhim i përbashkët i të gjitha palëve që t’i japim zgjidhje, tashmë kemi qëndrimet e njohura të qeverisë, të partive parlamentare në Kuvendin e Kosovës”, tha Reçica.

Në anën tjetër, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka theksuar se kjo draft- rezolutë është boshe.

“Draft deklarata e sjellur në Komisionin për Punë të Jashtme është hartuar nga kabineti i Kadri Veselit. Kjo draft deklaratë e cila është boshe për nga përmbajtja, u soll befasisht dhe nuk u lejua asnjë ndërhyrje në tekst nga opozita”, theksoi Dërguti në një prononcim për Telegrafin.

Ajo ka shtuar se një proces tjetër e që ka qëllimin e njëjtë, ka filluar muaj më parë me ndërmjetësimin e Naimi Rashitit, drejtor i Balkans Policy Research Group.

“Përmes këtij procesi është arritur që për herë të parë të ulen bashkë të gjitha subjektet politike brenda Kuvendit. Aktualisht, draft deklarata për demarkacionin e diskutuar në këtë tryezë për muaj të tërë, është shumë afër finalizimit”, tha Dërguti.

Dërguti e cila është edhe nënkryetare e Kuvendit shtoi më pas se iniciativa e kabinetit të Kadri Veselit e proceduar përmes Komisionit për Punë të Jashtme, është dublifikim i panevojshëm i procesit në këtë moment, kur dihet se ndodhen në prag të gjetjes së konsensusit për demarkacionin.

Hartimi i kësaj draft-rezolute është ndërmarrë me nismën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Vesei dhe Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, për të nxjerrë një deklaratë të përbashkët të grupeve parlamentare ku do të zotoheshin se do të përkushtoheshin me qëllim të përafrimit të qëndrimeve për çështjen dhe kriteret e demarkacionit, si dhe me këtë deklaratë t’i njoftonin vendet e BE-së për te drejtën e qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori