LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje dhe PSD shprehen të gatshme për rrëzimin e Qeverisë

Vetëvendosje dhe PSD shprehen të gatshme për rrëzimin e Qeverisë

Dy partitë opozitare Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate kanë dhënë nënshkrimet e tyre për mocionin për rrëzimin e Qeverisë, që të dyja partitë kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në mënyrë që sa më shpejt të rrëzohet Qeveria Haradinaj dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Zyrtari për media i Vetëvendosjes, Arlind Manxhunka në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, pohoi se tashmë deputetët e VV-së  kanë dhënë nënshkrimet për mocionin e mosbesimit.

“Ne si Lëvizje i kemi dhënë nënshkrimet tona dhe tashmë po presim dërgimin e mocionit në Kuvend. Më nuk kemi kohë për të humbur dhe sa më parë duhet të bjerë kjo qeveri dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Meqenëse kjo qeveri çdo ditë bënë skandale e harxhon miliona në projekte korruptive mendojmë që është e nevojshme që vjeshta të na gjejë me një qeveri tjetër”, është shprehur ai për Telegrafin.

Tutje ai tha që duhet sa më shpejtë të procedohet mocioni dhe të mos dështojë duke pritur.

Të gatshëm për bashkëpunim drejt rrëzimit të Qeverisë u shprehën edhe nga Partia Socialdemokrate.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi tha se 12 deputetët e kësaj partie i kanë dhënë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë.

“Ne jemi deklaruar për çështjen e mocionit qysh nga kur ka filluar të flitet për të. I kemi dhënë 12 nënshkrimet tona për ta rrëzuar këtë qeveri. Të njëjtin qëndrim e kemi përsëritur edhe në takimin që e ka pasur kryetari Ahmeti me zotin Isa Mustafa. Kemi shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në ndërtimin e një strategjie të përbashkët opozitare, dhe jemi të gatshëm që të angazhohemi në këtë drejtim”, tha ajo për Telegrafin.

Mocionin e mosbesimit e kanë iniciuar tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa javë më parë ka realizuar edhe takim të ndara me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmetin, me ç’rast edhe janë dakoruduar që të ndërmarrin veprime të përbashkëta për rrëzimin e Qeverisë.

Tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, i kanë gjithsej 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe për suksesin e një mocioni të mosbesimit për Qeverinë, nevojiten edhe 5 vota./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori