LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje me aksion para komunës për bërllokun në Prishtinë

Vetëvendosje me aksion para komunës për bërllokun në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka reaguar për shkak të problemeve që janë krijuar nga mos grumbullimi i mbeturinave në kryeqytet.

“Lagjet tona janë mbushur me mbeturina. Trotuaret, rrugicat, parqet, veç kanë filluar të kundërmojnë. Sot në ditën që njihet si Dita e Verës, në vend se të flasim për përmirësimin e kushteve e hapësirave të gjelbra ende duhet të merremi me një problem kaq elementar siç është papastërtia”, ka shkruar LVV në Facebook.


Sipas tyre Prishtina kurrë s’ka qenë me keq në këtë pikë.

“Duke e ditur rrezikun që shkakton ky fenomen në përhapjen e viruseve e sëmundjeve të ndryshme, në shtimin e numrit të qenve endacak, e në shumë aspekte tjera, duhet reagim urgjent i Komunës”.

“Mbulimi” i Prishtinës me mbeturina, reagon Rama: Kjo situatë është e papranueshme – po punojmë për të gjetur një zgjidhje
Lexo po ashtu “Mbulimi” i Prishtinës me mbeturina, reagon Rama: Kjo situatë është e papranueshme – po punojmë për të gjetur një zgjidhje

“Me 09 Tetor 2021, Kryetari Rama premtonte se Prishtina do të ndryshonte tërësisht pamjen përmes menaxhimit efikas të mbeturinave. Uran Ismaili po ashtu premtonte se brenda 100 ditëve do ta zgjidhte përfundimisht problemin e mbeturinave”, vijon tutje reagimi i LVV-së.

Sipas partisë opozitare në kryeqytet situata me mbeturina vetëm se është degraduar edhe më shumë dhe gjendja është alarmante.

“Këtë situatë si duket nuk po e shohin vetëm komunarët në pushtet, andaj sot mbeturinat që nuk po i largon kompania komunale, i larguam ne, nga qendra e qytetit dhe i sollëm tek Komuna e cila duhet t’i heq sa më parë këto dhe të tjerat në rrugët e Prishtinës”.

“Nëse Komuna nuk bënë zgjidhje për këtë problem, atëherë adresa ku duhet t’i hedhim mbeturinat është kjo, pra Komuna e Prishtinës”, vijon tutje njoftimi i LVV Prishtinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori