LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Më 6 tetor politika u merret tuxharëve e u kthehet qytetarëve

Vetëvendosje: Më 6 tetor politika u merret tuxharëve e u kthehet qytetarëve

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka mbajtur fushatë zgjedhore në komunën e Rahovecit.

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, shpjegoi vizionin e Lëvizjes për t’iu bërë krah bujqve e fermerëve në mbjellje e korrje me ngritjen e pikave të grumbullimit për produktet e tyre, mbrojtjen nga vërshimet, bërjen e sistemeve të ujitjeve, mbështetjen me subvencionime sipas nevojës.


“Taksimi progresiv mbi fitimin për solidaritet dhe rishpërndarje sipas nevojave shoqërore dhe investimi në projekte strategjike do t’ia kthejnë fytyrën Kosovës. Të gjithë do të korrin çfarë kanë mbjellë në Rahovec e mbarë vendin, hajnat burgun e konfiskimin, punëtorët e bujqit punën me dinjitet e prodhimin, gratë barazinë e studentët arsimin siç e meritojnë”, ka thënë Kurti.

Kandidati për deputet, Visar Korenica tregoi se qeverisja e Lëvizjes do ta avancojë bujqësinë duke siguruar treg për bujqit e fermerët bashkë me subvencionime e investime kapitale për ta. “Me ne do të kthehet dinjiteti për punë”, tha Korenica i cili edhe vjen nga Rahoveci.

Kandidatja Yllza Hoti tregoi se Vetëvendosje  beson fuqishëm në potencialin e të rinjve të Kosovës dhe në përfshirjen e tyre në vendimmarrje e qeverisje.

“Me arsim e lidhur me ekonominë, të garantuar e pa pagesë, me shkolla profesionale e me bursa për vajzat tona studente të shkencave natyrore të rinjtë e Kosovës do të kenë shumë arsye për të qëndruar e jetuar këtu”, tha ajo.

Ndërsa kandidati dhe profesori i shkencave politike Hysamedin Feraj u shpreh i bindur se me 6 tetor politika u merret tuxharëve dhe u kthehet qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Botë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori