LAJMI I FUNDIT:

Veteranët e UÇK-së pesimistë për drejtësi nga Specialja

Veteranët e UÇK-së pesimistë për drejtësi nga Specialja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përcolli me vëmendje seancën e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ndonëse, thonë se nuk presin drejtësi nga Specialja, sipas tyre, nga ajo çka kanë parë sot në fjalën hyrëse të Prokurorit të Specializuar, janë kryesisht pretendime nga gjykime tjera, ku ish-komandant të UÇK-së janë shpallur të pafajshëm

Metush Kryeziu, ish-luftëtar i UÇK-së ka ardhur nga Malisheva për të përcjell në selinë e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, nisjen e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Ai tani drejton organizatën e veteranëve në Malishevë, derisa thotë proceset e tilla gjyqësore edhe më shumë se dy dekada që nga lufta, vetëm po u japin forcë.

“Nëse dënohet individi, ai sot duhet të ja lexoj aktakuzën Hashim Thacit se çfarë vrasje ka bë se jo hierarkinë e tij ushtarake. Është absurditeti tjetër ku mundohet më një plumb në sy thotë populli me i vra dy lepuj ku thotë këta të LPK-së dhe të LDK-së ku dihet se 99% e ushtarëve që janë vesh kanë qenë në LDK-së por askush nuk ka luftuar për parti por me çliruar vendin e  vet dhe kjo është një përçarje që po mundohet të ja bëj kjo prokurori popullit shqiptar”, ka thënë Metush Kryeziu për RTV Dukagjinin.

Ai e shumë pjesëtarë të veteranëve janë mbledhur në selinë e OVL UÇK-së në Prishtinë për të parë gjykimin nga Haga.

“Ne nuk presim shumë nga kjo Gjykatë pasi i kemi parë vendimet e  kaluara që janë marrë nga ta. Këta nuk kanë fakte fare. Këto që po i thonë ne i kemi pasur të ditura, kanë pasur njerëz të akuzuar në UNMIK, EULEX e në gjykata të tjera. Këta po akuzohen për ato që tashmë kanë kaluar si procese gjyqësore më herët,  qoftë në Hagë qoftë edhe në gjykata të tjera e që në shumicën e rasteve janë shpallur të pafajshëm, si në rastin e Haradinajt, Limajt e grupi i LLapit”, ka thënë ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Pas 2 vjet e 4 muajsh që kur u arrestuan, këtë të hënë në Hagë ka nisur gjykimi kryesor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori