LAJMI I FUNDIT:

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë eskalim të situatës në Ballkan, nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë eskalim të situatës në Ballkan, nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Francë, pasi kjo e fundit e ndaloi me urdhër-arrest të Serbisë.

Vendimi përfundimtar për lirimin ose ekstradimin e Haradinajt, pritet të merret ditën e nesërme më 27 prill nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës.


Serbët të cilët po e akuzojnë Haradinajn për krime të kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999, po presin ekstradimin e tij në Serbi.

Mirëpo nëse merret një vendim i tillë atëherë në Kosovë pritet të destabilizohet situata.

Ashtu siç paralajmëroi ditë më parë vëllai i liderit të AAK-së, Daut Haradinaj u shpreh njëjtë edhe kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.

Edhe pse shpreson në lirimin e Haradinajt, Gucati ka thënë se nëse ndodhë e kundërta atëherë situata do të eskalojë në gjithë Ballkanin.

“Nuk mendoj se do të ekstradohet gjenerali për në Serbi, ne nesër presim vendim pozitiv ai e ka dëshmuar në Tribunalin e Hagës pafajësinë e tij. Këto janë akuza të fabrikuara prej Serbisë dhe prej paramilitarëve serb. Unë shpresoj dhe besoj se shumë shpejt ai do të kthehet. Lutem të mos ndodh e kundërta sepse situata jam i bindur që do të eskalojë. Kjo do të jetë destabilizim jo vetëm i Kosovës por i tërë Ballkanit, në Preshevë, Maqedoni etj., situata mund të eskalojë”, ka thënë ai për Lajmi.net.

Sipas tij, gjithë ky proces ndaj Haradinajt ka qenë i padrejtë. Gucati shpreson që Haradinaj të kthehet tek familja dhe shokët e tij, duke potencuar se nuk dëshiron të ndodhë më e keqja.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori