LAJMI I FUNDIT:

“Veteranët e rrejshëm”, Prokuroria e Pejës jep detaje për ngritjen e dhjetëra aktakuzave

“Veteranët e rrejshëm”, Prokuroria e Pejës jep detaje për ngritjen e dhjetëra aktakuzave

Publikimi i listave të veteranëve të luftës nga ana e komisionit për identifikimin e tyre, kishte shkaktuar pakënaqësi të mëdha.

Përveç protestave dhe deklarimeve publike që u bënë kundër emrave që janë futur në këto lista pa qenë pjesëmarrës në luftën në Kosovë, filluan të ngritën edhe aktakuza.


E, para drejtësisë pritet të dalin edhe persona të tjerë të cilët dyshohet se keqpërdorën me listat e veteranëve në zonën e Dukagjinit, transmeton Telegrafi.

Edhe pse nuk është bërë e ditur se për cilët persona bëhet fjalë, Prokuroria e Pejës ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media ku do të flitet për ngritjen e dhjetëra aktakuzave lidhur me veteranët e rrejshëm.

“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e organizuar nga Prokuroria Themelore e Pejës, ku temë diskutimi do jetë ngritja e dhjetëra aktakuzave për rastin e njohur në opinionin publik si “veteranët e rrejshëm”, thuhet njoftim.

Nga zyra për informim e Prokurorisë ne Pejë, është thënë se bëhet fjalë për aktakuza të reja të cilat pritet të dërgohen në Gjykatë, mirëpo se nuk kanë dhënë më shumë detaje për këtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori