LAJMI I FUNDIT:

Vetëm Zoti mund t’i ruajë mjekët!

Vetëm Zoti mund t’i ruajë mjekët!
Ilustrim

Kjo situatë i ngriti mjekët e vërtetë në një nivel tjetër.

Përtej imazhit të tyre të cenuar herë prej politikës dhe herë prej opinionit publik, mjekët e vërtetë janë aty në front, i dukshëm apo i padukshëm qoftë “agresori”.


Ata, të vërtetët, janë aty, të heshtur e plot përkushtim, pa bërë bujë dhe spektakël mediatik.

Ata nuk propagandojnë, por punojnë; nuk kanë klientë, por pacientë; ata nuk gdhihen e ngrysen paradhomave të qeverive për të kërkuar dhe përfituar ndere e privilegje.

Ata, të vërtetët, mbjellin lule në baltën që u hidhet prej miletit, i cili nuk lë gjë pa thënë për “kriminelët” me bluzë të bardhë.

Ata, të vërtetët, në këto situata të paqarta sociale, sanitare dhe politike, u ngritën në nivelin e të përmbushurit të misionit të tyre përtej njerëzores, a thua se komunikojnë me Zotin!

E, në këto ditë të vështira, vetëm Zoti mund t’i ruajë mjekët!