Vetëm pjesa e parë: City po e turpëron Chelsean në FA Cup

Manchester City është duke e shpartalluar Chelsean në FA Cup, pasi ka shënuar edhe golin e tretë.
Derisa Riyad Mahrez (23’) nga gjuajtja e lirë dhe Julian Alvarez (30’) nga penalltia shënuan për 2-0, Citizens kanë shënuar tani edhe për 3-0 në prag të përfundimit të pjesës së parë.
Ishte Kyle Walker, ai që asistoi te Phil Foden në minutën e 38-të, që realizoi për 3-0.
Duket se Chelseat do të largohet i turpëruar nga ky takim, pasi është vetëm pjesa e parë dhe ka pranuar tri gola. /Telegrafi/
https://twitter.com/TomboUnited/status/1612135072160677889

Nga
Telegrafi
08/01/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































